Telegrafi

Ferguson përsërit: Nuk do të blej në janar

Mbrojtësi i Evertonit, Leighton Baines dhe sulmuesi i Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski, janë emrat që janë lidhur me Djajtë e Kuq, por 70-vjeçari thotë se nuk do të bëjë transferime të mëdha.

“Mos prisni që Manchester Unitedi të hidhet në afatin kalimtar që do të hapet në javën e ardhshme! Nëse keni besuar gjithçka që keni lexuar në media, atëherë ne do ta kemi skuadrën më të madhe në Evropë, të mos them se do të falimentonim!”.

“Ka qenë një sezon i hapur ku na kanë lidhur me shumë lojtarë, të them të vërtetën me disa shumë të mirë, por nuk do të ndodhë”.

“Kurrë mos thuaj kurrë në futboll, sepse nuk e di se kush mund të bëhet i disponueshëm, mirëpo në përgjithësi, nuk planifikoj të bëj ndonjë transferim serioz në janar”, ka shkruar trajneri në kolumnën e tij. /Telegrafi/