Telegrafi

Ferguson përgatitet të sjellë emra të rinj

Nëse ata dështojnë ta mposhtin Chelsean në garën për titull, kjo do të thotë se djelmoshat e Ferguson do ta përfundonin sezonin me vetëm një trofe të fituar, Kupën Carling.

“Kur sfidoni të katër trofetë, mund të ketë efekt të shterjes. Duhet të jeni të kujdesshëm nga kjo dhe të vëreni momentin kur është e nevojshme të freskoni një ose dy lojtarë. Kërkesat dhe presioni në lojtarë mund të jetë shumë të vështira”, ka thënë Ferguson, duke lënë të kuptohet se ai ka në plan transferime të reja. /Telegrafi/