Telegrafi

Ferguson: Përballja ndaj Bayernit, argëtuese

Siç dihet, Manchester Unitedi tradicionalisht ka pasur probleme me Bayern Munichun, dhe hera e fundit kur këto dy skuadra janë takuar na kthen nëntë vite më parë, kur Bayern dërgoi në shtëpi Djajtë e Kuq.

“Historia ndaj Bayernit tregon se ndeshja do të jetë shumë e vështirë për ne. Do të jetë ndeshje me atmosferë fantastike në të dyja takimet”.

“Shpresoj se do t’i kemi të gjithë lojtarët e gatshëm për sfidën, dhe nëse kjo ndodh, ne kemi gjasa të mëdha për tu kualifikuar”, ka thënë Ferguson. /Telegrafi/