Telegrafi

Ferguson: Për mua Liverpooli është rival, jo City

“Liverpool për mua gjithmonë do të jetë ndeshje derbi. Kjo është për shkak të historisë. Kur arrita këtu, ata ishin mbretër të Anglisë, kishin fituar katër tituj në Kupën Evropiane në atë kohë dhe shumë tituj në ligë. Ishte vështirë të luftoje me historinë”, ka thënë Ferguson.

Megjithatë Ferguson thotë se City ka bërë një punë të mirë në transferimet e verës, dhe sigurisht se edhe takimi do të jetë mjaft luftarak.

“Ata kanë sjellë lojtarë dhe ka pritje nga ta. Takimi do të jetë shumë më i mirë se të kaluarat. Do të jetë vërtet një ndeshje luftarake, në këtë nuk ka dyshim dhe mezi e pres”, ka thënë më tej skocezi.