Telegrafi

Ferguson: Park një lojtar i rëndësishëm për ne

Kampioni i Anglisë aktualisht është në Seul për ndeshjen e tretë pjesë të turneut aziatik, dhe djajtë e kuq do të përballen me klubin e Koresë Jugore, FC Seoul, gjatë të premtes mbrëma.

Park i është bashkuar ekipit pas një pushimi të zgjatur që iu dha pas kualifikimeve për Botërorin 2010 me ekipin kombëtar, nga Koreja e Jugut, dhe Ferguson thotë se nëse ai do të jetë fillestarë do të vendosë të premten.

“Ai do të jetë në gjendje të luajë për disa minuta. Ai nuk ka qenë me ne deri tash. Kjo do t’u japë fansave këtu një shtytje të madhe. Dy vite më herët ai ishte i lënduar dhe nuk luajti (para publikut vendas)”, ka thënë skocezi.

“Që kur ai ka arritur në Manchester United ai ka zhvilluar aftësitë e tij taktike dhe teknike dhe është bërë një lojtar i rëndësishëm për ne. Ai ka pasur një karrierë fantastike me ne”, ka shtuar Ferguson.