Telegrafi

Ferguson: Owen duhej të shënonte katër

Në prani të trajnerit të Anglisë, Fabio Capello, i cili është duke emërtuar ekipin për përballje me Holandën gjatë të shtunës së ardhshme, Owen keqpërdori katër shanse të shkëlqyeshme për të gjetur rrjetin.

“Do të ishte mirë për Michael sikur të shënonte, ai e meritoi një. Ndoshta do të duhej të shënonte katër. Ai tregoi lëvizje mahnitëse në disa momente dhe kur pranoi pasim të shkëlqyeshëm për Wayne Rooneyn, ai e dërgoi topin mbi portierin, por e kaloi shtyllën”, ka thënë Ferguson.

United shënoi fitore me dy gola të pjesës së dytë të shënuar nga Wayne Rooney (51’) dhe Tom Cleverly (73’).