Telegrafi

Ferguson: Nuk kemi nevojë për ndryshime të mëdha

“Ne kemi një strukturë të arsyeshme këtu. Nuk ka asgjë të keqe me të. Ne ndoshta mund të shikojmë në një ose dy gjëra, por asgjë serioze”.

“Është e rëndësishme të mos hutohemi nga të tjerët të cilët kanë më shumë fuqi blerëse, si Chelsea dhe Manchester City. Ne nuk kemi nevojë të shqetësohemi për ta. Ne vetëm përpiqemi të përqendrohemi në atë që bëjmë”, ka thënë Ferguson.

Manchester United tashmë ka nënshkruar me sulmuesin meksikan Javier Hernandez dhe me mbrojtësin e Fulhamit, Chris Smalling. /Telegrafi/