Telegrafi

Ferguson: Nuk ka më transferime

“Nuk mund të flas për klubet tjera. Ne jemi mjaft të akomoduar me skuadrën që kemi në dispozicion. Ne jemi duke u stërvitur dy herë në ditë dhe presim që përfitimet nga ky angazhim të shihen që në fillim të sezonit”, theksoi Fergie.

Manchester United është lidhur nga mediat angleze me një transferim të supermesfushorit gjerman, Mesut Ozil. /Telegrafi/