Telegrafi

Ferguson: Nuk do të ndodhë ajo që ndodhi në vitin 2007

Herën e fundit që këto skuadra u takuan (2007), Milani doli skuadër më e suksesshme pas dy ndeshjeve gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa tani, sipas Ferguson, do të jetë ndryshe.

“Është një moment i mirë për ne që të shkojmë te Milani. Ata kanë luajtur këtë vikend, iu mungon Kaka dhe kanë disa lëndime, përderisa ne nuk luajmë këtë vikend dhe do të na shërbejë pushimi’.

“Që kur nuk është Kaka, ata kanë ndryshuar… (Por) duhet pranuar se atyre nuk iu mungojnë aftësitë dhe përvoja. Ronaldinho, Pato, të gjithë këta lojtarë, por njëherit edhe ne kemi lojtarë që mund ta fitojnë ndeshjen”.

“Në bazë të përvojës në San Siro para tre vitesh, kur ata e dominuan ndeshjen, unë e di se kjo nuk do të ndodhë më”, ka thënë Ferguson. /Telegrafi/