Telegrafi

Ferguson: Nuk do ta shkatërrojmë Byernin

Tre vite më parë, ekipi i Ferguson ishte po ashtu në dizavantazh prej 2-1 nga ndeshja e parë, ndërsa në Old Trafford, United deklasoi Romën me rezultat 7-1.

“Nuk kam menduar për ndeshjen ndaj Romës. Ata ishin të njëjtë sikurse është sot Bayerni dhe ajo ishte paraqitje të cilën dëshiron ta shohësh çdo javë, por nuk e sheh dot”.

“Ishte performancë e papërsëritshme. Këtë e tregon rezultati. Duhet të sigurohemi nga fillimi për një paraqitje të mirë, e më pas pason eliminimi i Bayernit”, deklaroi Ferguson. /Telegrafi/