Telegrafi

Ferguson nuk brengoset për Ferdinandin

 Ferdinand besohet se tërheq interesimin e klubeve nga SHBA dhe Lindja e Mesme, ndërsa Ferguson thotë se nuk i nxitohet për rinovimin e kontratës së mbrojtësit që skadon verën e këtij viti.

“Ne nuk po bëjmë panikë rreth kësaj. Unë nuk mendoj se Rio Ferdinand dëshiron të largohet dhe siç kam thënë më parë, ai ka edhe shumë vite lojë para vetes”.

“Ai e ka problemin në shpinë, por besoj se tani është i menaxhueshëm ai problem dhe nuk ka mundësi që ju të prisni që ai të luajë një ndeshje në tri ditë”, ka thënë Ferguson. /Telegrafi/