Sir Alex Ferguson, i cili udhëhoqi Manchester Unitedin drejt 38 trofeve gjatë 26 viteve si trajner ka hyrë në një operacion urgjent të shtunën për një hemorragji apo gjakderdhje në tru.
Ish-menaxheri legjendar i futbollit, Ferguson, ka bërë një operacion për një hemorragji të trurit pasi u dërgua me nxitim në spital mes frikës për shëndetin e tij.
Një ambulancën u thirr në shtëpinë e Fergusonit në Cheshire rreth orës 9 të së shtunën dhe e çoi atë në spitalin e qarkut Macclesfield.
Ish-trajneri skocez më pas u transferua, me një përcjellje policore, për t’u trajtuar në Salford Royal, ku thuhet se është në gjendje kome dhe kujdes intensiv sipas mediave britanike.
“Sir Alex Ferguson ka kaluar një operacion urgjence sot për një gjakderdhje të trurit.
Sir Alex Ferguson has undergone surgery today for a brain haemorrhage. The procedure has gone very well but he needs a period of intensive care to aid his recovery. His family request privacy in this matter.
Everyone at Manchester United sends our very best wishes. pic.twitter.com/SDoNzMwVEZ
— Manchester United (@ManUtd) May 5, 2018
“Procedura ka shkuar shumë mirë, por ai ka nevojë për një periudhë të kujdesit intensiv për të optimizuar shërimin e tij”.
“Familja e tij kërkon privatësi në këtë çështje”, thuhet në njoftimin e Unitedit.
Ndryshe, Ferguson, 76 vjeç, u tërhoq si menaxher i Unitedit në maj të vitit 2013.
Ai ishte në Old Trafford të dielën e kaluar, kur ai i dha trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger, një trofe përkujtimor. /Telegrafi/