Telegrafi

Ferguson: Na mungoi përvoja

“Mendoj se përvoja e vogël e mbrojtësve u tregua në 15 minutat e para. Ky ishte një lloj hendikepi dhe ne kurrë nuk u rikthyem nga ajo. Bunbury është një lojtar shumë fizik, ai na dha vështirësi në disa momente. Por, ndjeva se Ben Amos i ka organizuar mbrojtësit dhe i ka qetësuar ata”.

“Gjërat të cilat po i kërkojmë nga lojtarët po vijnë, por posedimi ynë i topit ishte jo i mirë në disa momente. Natyrisht ne jemi shumë më të mirë. Shpresojmë se kjo do të shihet në ndeshjet në vazhdim. Ishte një ndeshje mjaft kompetitive në një atmosferë të mirë. Dhe përkundër rezultatit, unë jam i kënaqur me përparimin që jemi duke bërë”, deklaroi Sir Alex pas ndeshjes. /Telegrafi/