Telegrafi

Ferguson: Na iku titulli nga duart

“Mirë, kjo nuk është ajo që kemi pritur duke parë posedimin e topit që e patëm. Loja e sulmuesve ishte e dobët. Ne i patëm rastet tona në këtë takim dhe nuk mendoj se ata kanë pasur ndonjë rast gjatë ndeshjes”.

“Ewood Park është impiant i vështirë për të gjithë jo vetëm për ne, edhe pse kemi mundur të fitojmë. Kjo është goditje e rëndë pa kurrfarë dyshimi, na bën më të vështirë triumfin në kampionat tani. Ky është rezultat fantastik për Chelsean, sepse ata do të jenë të kënaqur edhe me ndeshjen e të martës ndaj Boltonit, të cilën pritet ta fitojnë”.

“Mirë, tani titulli na iku nga duart sepse rezultatin nuk e morëm sot, na nevojitej fitorja. Chelsea është një pikë para nesh me një ndeshje më shumë kështu që nëse fiton do të jetë katër pikë, një epërsi e madhe”, deklaroi pas ndeshjes Fergie. /Telegrafi/