Sir Alex Ferguson, Eden Hazard, Kevin De Bruyne dhe Shkodran Mustafi ishin në mesin e një mori yjeve të futbollit që u dyndën në 02 Arena të Londrës.
Në fakt, ata ishin shikuan për së afërmi një ndeshje të ligës më të fortë të basketbollit të NBA-s që u zhvilluar në kryeqytetin britanik.
Ikonat e Ligës Premier ishin dëshmitar të fitores së radhës së skuadrës së në formë të lartë, Boston Celtics.
Kjo e fundit arriti deri suksesi i radhës në saje të fitores kundër Philadelphia 76ers me rezultat 114-103.
Por deri te fitorja basketbollistët e Bostonit është dashur të djersitën fortë pasi që pjesa e parë përfundoi në dobi të Philadelphias, megjithatë përmbysja e madhe ndodhi në çerekun e tretë, kur keltët triumfuan me 15 pikë diferencë, 37:22.
Kyrie Irving me njëzet pikë dhe Jaylen Brown me 21 sosh, ishin basketbollistët më efikas te ekipi fitues.
Theksojmë se janë planifikuara të zhvillohen tetë ndeshje të ligës amerikane të basketbollit në kryeqytetin britanik të Londrës.
Në anën tjetër, me lojë të mirë u shfaqen J.J. Redick që realizoi 22 pikë dhe Ben Simmons shtoi 16 sosh.
https://youtu.be/PJ4eS1yqXCQ?t=1
Pas kësaj, Boston ka bilanc prej 32 fitoreve dhe dhjetë humbjeve ndërsa 76ers ka njëzet pësime dhe 19 triumfe. /Telegrafi/