Telegrafi

Ferguson: Mourinho më i mirë se Ancelotti

“Jose është një djalosh inteligjent. Sa herë ai flet për mediat, ai e galvanizon ekipin. Ai ka efekt të paparë te lojtarët. Chelsea i sotëm nuk e ka rigjetur atë besimin e paluhatshëm edhe pse e ka fituar titullin”.

“Me Mourinhon, unë e kuptova që pas dy titujve të Chelseat, më është dashur të adoptoja përgatitjet e mia për ekipin tim, në mënyrë që të ishte kompetitiv më herët gjatë sezonit. Nuk mund t’ia lejoja vetes që Chelsea të na ikë larg. Sfida ndaj Mourinhos ishte një sfidë prej inteligjence, e besimit në vetvete. Më është dashur të hyja në këtë sfidë”, deklaroi Ferguson për L’Equipe. /Telegrafi/