Telegrafi

Ferguson: Mos e përjashtoni Arsenalin nga gara për titull

Topçinjtë janë vetëm tre pikë larg kreut të tabelës (Chelseat) dhe dy pikë prapa Unitedit, prandaj Fergie është kundër atyre që mendojnë se Arsenali nuk ka fuqi të garojë me Blutë dhe Djajtë e Kuq.

“(Arsenali) ka programin më të lehtë në letër dhe do të jetë një garë interesante”, ka thënë skocezi për faqen zyrtare të United. /Telegrafi/