Telegrafi

Ferguson: Mos e harroni Wiganin

“Ne fituam sot, kjo është gjëja më e rëndësishme dhe gjithçka që mund të bëjmë është të fitojmë dhe ndeshjen e fundit”, theksoi Fergie duke iu referuar ndeshjes së fituar ndaj Sunderlandit.

“Kurrë nuk i dihet, Wigani është skuadër cilësore dhe unë nuk do të doja ta përjashtoja ndaj Chelseat. Në futboll kurrë nuk i dihet. Shikoni, ne me këtë fitore, ndoshta nuk kemi arritur shumë, por kemi bërë që nervozizmi të jetë i lartë. Ne do ta mposhtim Stoken para tifozëve tanë dhe do ta kryejmë punën tonë”, u shpreh Ferguson për BBC. /Telegrafi/