Site icon Telegrafi

Ferguson mendon se Unitedi ka gabuar me Solskjaerin dhe është dashur ta angazhonte Pochettinon

Ole Gunnar Solskjaer dhe Sir Alex Ferguson (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Sir Alex Ferguson beson se Manchester Unitedi është dashur ta angazhonte trajnerin e Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino dhe jo t’i ofronte kontratë afatgjate Ole Gunnar Solskjaerit.

Pas shkarkimit të jose Mourinhos në muajin dhjetor, shefi i Djajve të Kuq, Ed Woodward, e angazhoi trajnerin norvegjez deri me marrëveshje deri në fund të sezonit, mirëpo pas rezultateve të mira ne ndeshjet e tij të parë i ofroi kontratë trevjeçare.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Man Utd

Unitedi do të luajë në Ligën e Evropës në sezonin e ardhshëm dhe Solskjaer duhet të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër gjatë verës.

Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Në ndërkohë, sipas Mail on Sunday, legjenda Ferguson mendon se klubi është dashur të përpiqej ta angazhonte Pochettinon para se t’i jepte kontratë afatgjate norvegjezit.

“Sir Alex ndihet i pasigurt. Ai e kupton ironinë se akoma po harxhon kohë duke menduar për Unitedin edhe pse është i pensionuar. Mirëpo, e do klubin dhe ndihet paksa i lënduar që opinionet e tij nuk merren parasysh”, ka thënë një burim për Mail on Sunday. /Telegrafi/

Exit mobile version