Telegrafi

Ferguson: Liga e Kampionëve më madhja

Ferguson e ka fituar këtë garë dy herë si menaxher i Manchester United, dhe skocezi mendon se kjo sjell ndeshjet më të mira në botë.

“Mendoj se kjo është gara më e madhe në botë tash, vërtet. I keni të gjithë lojtarët që nga Amerika Jugore dhe Evropa dhe klubet më të mëdha të cilat gjithmonë e ëndërrojnë këtë”, ka thënë Ferguson.

“Kur fillova si trajner në Aberdeen, ëndërroja që një ditë të përballesha me Real Madrid dhe Barcelonës, Interin dhe Milanin dhe tash i kam bërë të gjitha”, ka shtuar skocezi.