Telegrafi

Ferguson ‘kërkon’ Rooney t’ia kalojë Ronaldos

Rooney këtë sezon është në një formë të shkëlqyeshme dhe deri tash ka shënuar 27 gola për Djajtë e Kuq. Anglezi ka nevojë edhe për 15 gola për të arritur shifrën e Ronaldos, dhe Ferguson bën presion indirekt duke thënë se ai vështirë mund ta arrijë këtë shifër.

“Kemi edhe 10 ndeshje në kampionat pas ndeshjes së nesërme kundër Villas në finalen e Kupës Carling. Shpresoj se do të mund të luajmë edhe gjashtë ndeshje në Ligën e Kampionëve, me të cilën do të arrijmë 17 ndeshje të mundshme deri në fund”.

“Nëse ai shënon gol në çdo ndeshje, numri do të arrijë 44. Ky është një qëllim që gjithkush dëshiron ta arrijë. Por është vështirë që të mendohet se ai mund ta arrijë atë rekord”, ka thënë Ferguson./Telegrafi/