Telegrafi

Ferguson: Kemi mundur të shënojmë shtatë herë

Ferguson e ka përshkruar atmosferën si ‘të pabesueshme’, derisa United shënoi fitore vetëm në kohën shtesë.

“Mendoj se fansat tanë ishin të pabesueshëm sonte. Kur Old Trafford është i tillë, lojtarët vërtet përgjigjen në mënyrën e duhur. Duhet të ndaj një respekt të veçantë për ta. Ata janë të mrekullueshëm”.

“Ne humbëm shumë shanse gjatë ndeshjes dhe Edwin van der Sar bëri disa mbrojtje fantastike menjëherë pas pauzës. Por pjesa jonë e dytë ishte absolutisht e shkëlqyeshme. Ne mund të kishim shënuar edhe gjashtë ose shtatë gola dhe e mbajtëm ndeshjen nën kontroll”, ka thënë Ferguson./Telegrafi/