Telegrafi

Ferguson ka frikë më shumë nga Arsenali se Chelsea

Treshja Manchester United, Arsenal dhe Chelsea janë në një garë të ngushtë për të fituar titullin e Ligës Premier. Djajtë e kuq aktualisht janë lider me dy pikë më shumë se dy ekipet tjera, por blutë kanë një ndeshje më pak.

Megjithatë, Sir Alex Ferguson mendon se topçinjtë janë kundërshtar më i rrezikshëm se Chelsea.

“Jemi rikthyer në maje, por Chelsea ka një ndeshje më pak. Lufta do të jetë më e vështirë, pasi Arsenali tash është më i fuqishëm, andaj ndoshta ata janë edhe rivali më i madh për titull”.

“Ne vetë do ta rregullojmë rastin me Chelsean, pasi ata duhet të vijnë në Old Trafford dhe është e natyrshme se do të jetë një ndeshje e madhe, por siç thash, kam frikë më shumë nga Arsenali nëse ata nuk pësojnë edhe ndonjë lëndim”, ka thënë Ferguson. /Telegrafi/