Telegrafi

Ferguson: Jemi të gatshëm për Cityn

Mysafirët do të udhëtojnë me avantazh 2-1 nga ndeshja e parë, por Ferguson pret fitore të ekipit të tij. Strategu i United thotë se nuk ka lëndime të reja nga takimi i fundit kundër Hull Cityt.

“Nuk kemi lëndime të reja. Të gjithë që luajtën të shtunën e kaluar janë në kombinim. Kam një përbërje të madhe dhe të fuqishme. Do të jetë një takim fantastik, këtë e di. Ndoshta edhe më i mirë edhe se ai i javës së kaluar. Ne jemi të gatshëm dhe shpresoj se përvoja do të na ndihmojë”, ka thënë Ferguson./Telegrafi/