Telegrafi

Ferguson: Jam i befasuar

Goli i Jermaine Beckford i shënuar në pjesën e parë të ndeshjes, jo vetëm që i dha Leeds fitoren e famshme 1-0 në Old Trafford, por po ashtu u shkaktoi Djajve të Kuq eliminimin e parë në rundin e tretë të Kupë FA dhe humbjen e parë nga një kundërshtar i një lige më të ulët në këtë garë që nga viti 1984 kur pësuan disfatë nga Bournemouth.

Ndeshja e djeshme ka ndërruar edhe mendjen e Ferguson, i cili ka thënë se nuk do të luajë me lojtarët e rinj në gjysmëfinalen e Kupës Carling, të cilën do ta zhvillojë kundër Manchester Cityt të mërkurën.

“Kemi një gjysmëfinale të mërkurën dhe shumë prej këtyre lojtarëve nuk do të luajnë. Duhet ta shihni këtë paraqitje në aspektin pozitiv. Jam i befasuar me paraqitjen pasi përgatitja jonë për ndeshjen ishte shumë e mirë. Por kurrë nuk e treguam. Kualiteti i pasimeve dhe e gjithë paraqitja ishte e dobët”, ka thënë Ferguson./Telegrafi/