Sir Alex Ferguson është i gatshëm të nxisë Federatën e Futbollit për të emëruar Sam Allardyce si menaxher të ri të Anglisë.
Sipas The Sun, ish-menaxheri i Manchester United ka qenë i impresionuar nga aftësia e 61-vjeçarit të ngrit klube të caktuara pavarësisht financave të kufizuara që kishte në dispozicion të tij.
Roy Hodgson dha dorëheqjen pas poshtërimit të ‘Tre Luanëve’ në Euro 2016 nga Islanda, dhe ish-menaxherin i Manchester Unitedit ndjen se trajneri i Sunderlandit meriton shansin për të bërë përshtypje në skenën ndërkombëtare.
Allardyce nuk kishte sukses të marrë rolin e trajnerit pra para Steve McClarenit në mes të 2006 dhe 2007 dhe tani një dekadë më vonë, ai është duke u propozuar për punën më të lartë të vendit, pasi ka treguar vlerën e tij në një varg klubesh.
Ferguson kuptohet të jetë i impresionuar nga Allardyce, pasi ka treguar vazhdimisht sukses se klube me financa jo aq të mira, si Bolton, Blackburn, West Ham dhe tani Sunderland. /Telegrafi/