Telegrafi

Ferguson i kënaqur me Machedan

17-vjeçari italian ishte autor i golit edhe në takimin e mbrëmshëm në të cilin United e mposhti me rezultat 2-0 kombëtaren e Malajzisë për të dytën herë brenda disa ditëve.

“Jam i kënaqur që Macheda dhe Owen kanë krijuar një partneritet të mirë. Kemi shpresa të mëdha për Macheda. Ai është një prej arsyeve se pse nuk u futëm në treg. Ai është i fuqishëm, atletik dhe një përfundues i mirë”, ka thënë Ferguson.

“Ai e luajti rolin e tij në sezonin e kaluar, por ai është djalosh i ri i cili ende e mëson lojën e vet”, ka shtuar skocezi.

Ferguson po ashtu ka lavdëruar Michael Owen, i cili shënoi golin e dytë të fitores së fundit, që ishte edhe doli i dytë i anglezit në dy ndeshje të para-sezonit.

“Ishte një gol tipik i Michael Owen. Ai reagoi i pari, siç bëri edhe një natë më parë. Kontributi i tij ishte shumë i mirë”, ka thënë më tej Ferguson.