Telegrafi

Ferguson i kënaqur me fitoren ndaj Tottenhamit

“Ne luajtëm mirë. Me rëndësi është të mbajmë nervat tona. Nuk treguam shenja të nervozës dhe këtu ndihmoi përvoja. Në pjesën e dytë luajtëm shumë mirë”.

“A jam i kënaqur me rikthimin e kreut? Natyrisht. Ne e kryem detyrimin për ta fituar ndeshjen, tani na kanë mbetur edhe dy. Nuk mund të kërkoj më shumë. Paraqitja e Tottenhamit ndaj Arsenalit dhe Chelseat ishte top-klas dhe ne jemi të kënaqur që kemi mposhtur një ekip në formë”, deklaroi Ferguson pas ndeshjes. /Telegrafi/