Telegrafi

Ferguson i kënaqur me debutimin e Owen

Djajtë e Kuq dolën fitues me rezultat prej 3-2 në ndeshjen miqësore, ndërsa goli i tretë u shënua pikërisht nga Owen gjashtë minuta pa përfunduar ndeshja. Ndërsa dy golat tjerë të United i shënuan Rooney dhe Nani.

“Ai dallon nga lojtarët tanë tjerë, ai vazhdimisht kërkon hapësirë dhe është gjithmonë në afërsi të gjashtëmbëdhjetëmetërshit. Ai reagoi shumë mirë për golin e tij”, tha Ferguson për MUTV.