Telegrafi

Ferguson i kënaqur me Anderson

Kampioni i Ligës Premier mposhti ekipin argjentinas Boca Juniors me rezultat 2-1 në ndeshjen e mbrëmshme të Kupës Audi. Anderson dhe përforcimi i ri Antonio Valencia, shënuan për avantazhin e dyfishtë të Manchesterit, derisa rezultatin për Boca a ngushtoi Federico Insua.

“Është një mrekulli e Munichut”, ka bërë shaka Ferguson. “Por ndoshta kjo do ta shpërthejë djaloshin, kjo mund të jetë një nxitje për të shënuar më shumë. Ai ka talent, andaj shpresojmë se ai do të mund të shënojë më shumë”.