Telegrafi

Ferguson i dëshiron veteranët në staf

Që të tre të lartpërmendurit kanë vazhduar kontratat e tyre edhe për një vit, për t’u pensionuar në fund të sezonit të ardhshëm, ndërsa Ferguson mendon se ata mund të inspirojnë gjeneratën e re të talentëve lokalë të Unitedit.

“Ata janë dëshmi të gjalla për lojtarët e rinj, se sistemi i Unitedit u lejon lojtarëve të kenë sukses. Kur të pensionohen, ata do të qëndrojnë. Që të tre janë duke i marrë diplomat për trajner. Nuk mendoj se klubi do të lë t’i ikë nga dora ajo përvojë e madhe”, ka thënë Ferguson. /Telegrafi/