Telegrafi

Ferguson i befasuar me vendimin e Guardiolës

 Guardiola bashk me Mourinhon që një kohë të gjatë ishin emra të përfshirë në atë se kush do të zëvëndësojë skocezin fantastik në Old Trafford, mirëpo vet Ferguson është i befasuar.

“Unë isha i befasuar sepse nuk e kam parë të Bayerni. Të gjitha spekulimet ishin për një kalim të tij në Angli. Por, nëse e shihni si trajner, nëse ju jipet një mundësi te Bayerni i Munichut është e vështirë të refuzohet sepse është ndoshta klubi më i mirë në Evropën qëndrore”.

“Një qytet fantastik, një stadium fantastik, lojtarë të mirë, histori e mirë. Është e lehtë të zgjedhësh për Bayernin me gjithë këto kushte”, është shprehur Ferguson. /Telegrafi/