Telegrafi

Ferguson i befasuar me eliminimin e Realit

Derisa United shkatërroi Milanin me rezultat 4-0 për të vazhduar garën më tej, Reali mbrëmë nxori vetëm një barazim 1-1 ndaj Lyonit, duke i mundësuar ekipit francez të kualifikohet më tej në garën evropiane me rezultat të përgjithshëm 2-1.

“Ishte befasi rezultati i Real Madridit sonte. Futbolli evropian është shumë i vështirë tash. Në vitet e fundit, klubet angleze ia kanë dalë shumë mirë dhe mendoj se ata do të jenë atje përsëri”.

“Nuk është me rëndësi me kë do të luajmë në çerekfinale. Ne jemi atje dhe shpresojmë të shfrytëzojmë avantazhet”, ka thënë Ferguson./Telegrafi/