Skocezi Ferguson është plot lëvdata për menaxherin e Fulhamit, duke besuar se ai e ka arritur suksesin më të madh që ka arritur ndonjëherë ndonjë skuadër britanike.
“Menaxheri i vitit, absolutisht nuk dyshoj për këtë. Fantastik. Shpresoj se ai do ta fitojë këtë çmim. Mendoj se është njëra prej paraqitjeve më të mira britanike e të gjitha kohërave. Vërtetë fantastike, ata filluan këtë garë në korrik. Korrik! Oh, atëkohë unë isha në plazh. Natyrisht se nuk isha me skuadrën. Është fantastike. Është njëra prej mrekullive dhe është vërtet një e tillë”, u shpreh Ferguson. /Telegrafi/