Telegrafi

Ferguson: Giggs mund të luajë edhe një vit

Një paraqitje e shkëlqyeshme ka bërë që 39-vjeçari të rifitojë lëvdatat e trajnerit, i cili madje i ka premtuar se do t’ia vazhdojë kontratën edhe për një vit.

“Ai do të luajë për edhe një vit. Nuk ka asnjë shenjë të dallueshme të lodhjes ose dobësisë për këtë lojë, kualiteti i tij ende është aty, ai ka një ekuilibër fantastik dhe ka apetit për këtë”.

“Ai thjesht është një qenie e mrekullueshme humane”, ka thënë Ferguson pas takimit të mbrëmshëm. /Telegrafi/