Telegrafi

Ferguson: Fletcher po përmirësohet çdo vit

Gjatë 12 muajve të fundit reputacioni i Fletcher është vetëm në ngritje. Ferguson është i vetëdijshëm për aftësinë e bashkëvendësit të tij, por goli i djeshëm e ka befasuar.

“Darren është një lojtar që përmirësohet. Çdo vit ne kemi parë se niveli i lojës së tij shkon lart e më lartë dhe ende vazhdon kështu”.

“Por duhet të them se nuk e kam pritur këtë gol. Ishte vërtet shumë mirë i shënuar”, ka thënë Ferguson./Telegrafi/