Telegrafi

Ferguson: Finalja duhej të ishte United-Inter

“Ne është dashur të jemi në atë finale. Ne e kemi vrarë Bayernin, por nuk e patëm fatin në atë mbrëmje që u përcoll nga vendime të tmerrshme të gjyqtarëve ndaj nesh, në një ndeshje që na ndryshoi kursin e sezonit. Nëse shikoni të gjitha ndeshjet e Bayernit këtë sezon, do të vëreni se kanë pasur fat. Ndoshta emri i tyre tashmë është i shkruar në trofeun e Ligës së Kampionëve”.

“Por, mos bëni gabim, Interi është ekipi më i mirë. Interi është shumë, shumë ekip i mirë. Mourinho ka ndryshuar tërë klubin. Unë mendoj se është ekipi më i mirë. Ata mund ta fitojnë atë, por Bayerni ka fat dhe kjo është gjëja e vetme brengosëse”, ka thënë Fergie për AP. /Telegrafi/