Telegrafi

Ferguson: Eliminimi nga LK, zhgënjimi më i madh

“Zhgënjimi më i madh i këtij sezoni, padyshim se është eliminimi nga Liga e Kampionëve. Është një tragjedi që nuk jemi në finale. Ne ishim ekip më i mirë ndaj Bayernit dhe fatkeqësisht zhgënjimi nga ndeshja e parë u shfaq dhe ndaj Chelseat. Ishte java më e keqe për ne dhe ka mundur të na kushtojë shtrenjtë”.

“Ne patëm një rast të mirë për të fituar Ligën e Kampionëve dhe unë mund të them se ne është dashur të jemi në finale ndaj Interit. Do të ishte një ndeshje e vështirë për ne sepse ata janë përmirësuar shumë”.

“Ne i mposhtëm lehtë vitin e kaluar, por kanë sjellë disa top lojtarë që kanë sjellë dhe përmirësim të madh, siç e keni parë ndaj Barcelonës dhe Chelseat. Vërtet do të kënaqesha me finalen e Madridit”, tha Fergie. /Telegrafi/