Telegrafi

Ferguson e sheh Moyes si pasues të tij

Ferguson, 68-vjeçar, është i bindur se Moyes mund të sigurojë vazhdueshmëri të kërkesave për ta mbajtur United në sfidë për të gjithë katër trofetë e sezonit, shkruan The Sun.

Jose Mourinho është favoriti më i përmendur dhe ka një raport të afërt me Ferguson nga koha si rival i tij me Chelsean. Por udhëheqësit e United, përfshirë edhe ish-lojtarin me ndikim Sir Bobby Charlton, nuk janë të bindur në portugezin.

Ferguson e njeh mirë skocezin tjetër, Moyes, 46-vjeçar, dhe vazhdimisht ka lavdëruar arritjet e tij në Preston dhe tash në Everton.

Ai po ashtu beson se është më e drejtë që shansi për të marrë nën drejtim njërën prej detyrave më të mëdha në futboll t’i jepet një menaxheri britanik./Telegrafi/