Telegrafi

Ferguson: Dominimi i Realit do të vazhdojë edhe tri apo katër vite

Ambasadori i trajnerëve Sir Alex Ferguson beson që Real Madridi edhe tri apo katër vite do ta dominojë futbollin evropian.

Real Madridi  e ka fituar në dy vitet e fundit Ligën e Kampionëve, duke  u bërë klubi i parë që e mbron trofeun.

“Real Madrid e bën shumë të komplikuar për të tjerët që ta fitojnë”.

“Ata do të jenë të njëjtë edhe në tri apo katër sezonet e ardhshme ku do ta vazhdojnë dominimin”, ka thënë Ferguson.

Ferguson ka folur edhe për sistemin VAR duke thënë se duhet t’i japim kohë dhe koha duhet të shfrytëzohet më shpejtë./Telegrafi/