Telegrafi

Ferguson: Do të shohim më të mirën nga Berbatov

Bullgari nuk arriti të dëshmojë veten në sezonin e parë në Manchester United, ku kaloi pas disa sezonesh të suksesshme në Tottenham. Por trajneri shpreson se sezoni i ri do të jetë më ndryshe për sulmuesin.

“E kam pritur formën që e kemi parë nga Berbatov (së fundi). Sezoni i kaluar ishte i jashtëzakonshëm për të dhe ndoshta ne nuk e shfrytëzuam në mënyrën e duhur. Por e dimë saktësisht si ta shfrytëzojmë atë tash, duke e shtyrë më përpara për të luajtur si sulmues i qendrës”, ka thënë skocezi.

Ferguson po ashtu ka lavdëruar edhe Michael Owen, për të cilin thotë se është përshtatur në mënyrën më të mirë në ekip.