Telegrafi

Ferguson: Dimë si të përballemi me Chelsean

“(Chelsea) është një skuadër me mjaft përvojë. Qëndrueshmëria e tyre, krahasuar me sezonin e kaluar, ka qenë më e mirë nën udhëheqjen e Ancelottit”.

“Ai e ka sjellë sistemin të cilin e ka përdorur te Milani duke krijuar një romb në mes të fushës. Është vështirë t’i thyesh kur kalon në një të tretën e fushës së tyre, sepse i kanë trupat e ngjeshur në pjesën qendrore të fushës”.

“Gjithmonë është vështirë te Chelsea, por ne do të luajmë më mirë se në Anfield (kundër Liverpoolit ku United u mposht), jam i sigurt për këtë”, ka thënë Ferguson për revistën Inside United. /Telegrafi/