Telegrafi

Ferguson dëshiron titullin e radhës të Ligës Premier

“Të fitosh katër tituj është diçka të cilën do të dëshironim ta bënim dhe do të ishte një arritje e madhe”.

“E dimë sa vështirë është ta fitosh këtë ligë. Sezonin e kaluar patëm një sfidë të mirë, duke qenë se duhej të shkonim në Japoni (për Kupën e Botës për Klube) dhe pastaj të luanim ndeshjet e mbetura, ndërsa në fund e fituam ligën, që është një arritje e madhe”.

“Këtë sezon nuk e kemi këtë problem, edhe pse do të dëshiroja ta kishim. Mirëpo, është sërish një sfidë e madhe për ne”, ka thënë Ferguson për faqen zyrtare të United.