Telegrafi

Ferguson dëshiron të zëvendësohet nga Guardiola

Duket se gara për trajnerin, i cili fitoi gjithçka që ishte e mundur të fitohej në vitin e tij debutues, gjithnjë e më shumë po shtohet, pasi që të njëjtën gjë e dëshiron edhe trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger.

Përkundër se fitoi titullin e La Ligas, Ligës së Kampionëve, Kupën e Mbretit, Superkupën e Spanjës, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube, shumëkush në Barcelonë mendon se suksesi i tij është pasojë e skuadrës që ndërtoi paraprakisht Frank Rijkaard.

Ashtu që, largimi i 38-vjeçarit mund të ndodhë në fund të këtij sezoni, dhe destinacioni i ardhshëm pritet të jetë Liga Premier.

The Daily Mail njofton se Ferguson e ka caktuar Guardiolan si pasardhësin e tij te Djajtë e Kuq, dhe nëse ndodh kalimi i tij në Old Trafford, skocezi do të pensionohej në fund të këtij sezoni. /Telegrafi/