Telegrafi

Ferguson dëshiron që Pochettino të zëvendësojë Solskjaerin te Manchester Unitedi

Legjenda e Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson dëshiron që Mauricio Pochettino të jetë trajneri i ardhshëm i Djajve të Kuq, nëse ata shkarkojnë Ole Gunnar Solskjaerin.

Ferguson thuhet se ka mbrojtur idenë që Solskjaer të ketë një shans të fundit për të kthyer fatin e ekipit në ndeshjet kundër Tottenham, Atalanta dhe Manchester City përpara pushimit ndërkombëtar.

Kështu thuhet në mediat britanike gjatë ditëve të fundit, por skocezi gjithashtu ka një të preferuar që dëshiron ta shoh në stol në rast se largohet Solskjaer.

Lexo po ashtu Pochettino mbetet zgjedhja e parë e Man Utd për të zëvendësuar Solskjaerin

Sipas mediumit Daily Star, Pochettino është njeriu që Ferguson dëshiron të pasojë Solskjaerin, nëse norvegjezi nuk arrin të ngrejë skuadrën në dy javët e ardhshme.

Unitedi gjithashtu thuhet të ketë mbajtur bisedime me menaxherin italian, Antonio Conte, i cili u largua nga Interi në verë pasi fitoi Serie A.

Pochettino aktualisht është në krye të Paris Saint-Germain, por ka disa dyshime për pozicionin e tij në Paris, duke pasur parasysh paraqitjet e tyre indiferente kohëve të fundit. /Telegrafi/