Telegrafi

Ferguson dëshiron Barcelonën në finalen e LK

Nesër fillon sezoni i ri i Ligës së Kampionëve me Manchester United që do të udhëtojë te ekipi turk Besiktas.

Në prag të fillimit të garës evropiane, Ferguson tashmë ka përcaktuar qëllimin e tij, të jetë pjesë e finales në pranverën e ardhshme në Santiago Bernabeu dhe do të dëshironte ta ketë përballë edhe një herë Barcelonën.

“Do të më pëlqente të kem rastin të korrigjoj situatën me Barcelonën. Absolutisht. Do të më pëlqente t’i kem ata në finale”, ka thënë Ferguson për Daily Star.