Telegrafi

Ferguson: City nuk mund ta blejë shpirtin e United

Ferguson paralajmëron Cityn se pronarët e pasur të tyre, kurrë nuk do të jenë në gjendje të blejnë shpirtin që dominon në Old Trafford.

“Ky është një klub me aq shumë pasuri sa mund të blejë çdo lojtar në botë, por a mund ta blejnë ata një ekip, a mund ta blejnë shpirtin e Manchester United?”,

“Nuk pres që City të bëhet më i madh se ne. Vërtetë jo. Problemi me të gjithë paratë është se ju blini pa kriter. Sunderland në vitet 1950-ta. Banka e klubit anglez. U eliminua nga liga. Nuk do të doja rënie të Cityt”, ka thënë Ferguson./Telegrafi/