Telegrafi

Ferguson: Chelsea kërcënim më i madh se Liverpooli

“Liverpooli mbase e pati sezonin më të mirë në 20 vitet e fundit dhe ende përfundoi katër pikë prapa. Ishte Chelsea kërcënimi kryesor. Ancelotti do të ndryshojë shumë mënyrën e lojës”, ka thënë Ferguson.

“Ata do të luajnë në stilin e Milanit. Kjo lojë i solli atij dy kupa evropiane dhe do të duhej të ishin tre, pasi ata kurrë nuk duhej të humbnin ndaj Liverpoolit. Andaj pse duhet ta ndryshojë këtë lojë?”, ka shtuar skocezi.