Telegrafi

Ferguson: Chelsea dhe Arsenali do të humbin pikë

Skocezi po ashtu beson se rivalët kryesor për titull, Arsenali dhe Chelsea, po ashtu do të vazhdojnë të humbin pikë gjatë pjesës së dytë të sezonit.

“Mund të jetë totali më i ulët i pikëve për një kohë, mbase më i ulët se 82. Mund të ketë ndryshime, por nuk mendoj pasi është një ligë shumë e vështirë”, ka thënë Ferguson.

“Arsenali vetë ka thënë se do të jetë vështirë për ta pasi humbën nga Chelsea. Ata u mposhtën mirë atë ditë. Por kanë dëshmuar se kur ekipet fillojnë të fitojnë, kjo qëndrueshmëri mund t’ju rikthejë në maje të ligës”.

“Ata ndjejnë se kanë një shans të shkëlqyeshëm tash dhe me ndeshjet që vijnë në disa javët e ardhshme do të jetë vërtet interesante”, ka shtuar Ferguson.

United mund të marrë kreun e tabelës së Ligës Premier nëse sot shënon fitore ndaj Hull Cityt, edhe pse me një ndeshje më shumë se Arsenali dhe dy më shumë se Chelsea./Telegrafi/