Telegrafi

Ferguson brengoset për shëndetin

“Unë kam besim në vetvete dhe nuk do të ndryshoj së qeni ky që jam, unë vetëm shpresoj që shëndeti im të jetë i mirë. Si 68-vjeçar, kur shkoj të fle natës, gjithçka që dua është të zgjohem në mëngjes. Në tre vitet e fundit, tre nga katër bashkëpunëtorët e mi kanë vdekur, të gjithë në të gjashtëdhjetat. Unë kam qenë në funeralet e tyre, natyrisht falë Zotit. Nuk mund të punoni nëse nuk jeni të shëndetshëm”.

“Zëvendësimi im? Këtij klubi i duhet një menaxher i suksesshëm, një njeri që di të menaxhojë me një skuadër të tillë. Megjithatë, mendoj se ai nuk do të mund të fitojë tituj pa bërë dy vite në stolin e United. Por, ka të tillë që mund ta bëjnë këtë”.

“Titulli? Kam shpresë te Wigani dhe besoj se sot do të ndodh çudia. Shpresa vdes e fundit”, deklaroi Ferguson. /Telegrafi/